Betonizohet Liqeni, qytetarët kundër projektit për ndërtimit e godinës 9 katëshe: Mori fund Tirana!

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas denoncimit të PD për një ndërtim te parku i Liqenit Artificial edhe qytetarët janë shprehur kundër. Ata akuzojnë Kryebashkiakun se po shkatërron hapësirat e gjelbërta për ti zaptuar me kulla shumëkatëshe.

Kryeqytetit pritet ti shtohet një tjetër ndërtim i ri. Në hyrje të Parkut të Liqenit Artificial do të ndërtohet një godinë 9 katëshe me 29 metër lartësi.

Denoncimin e bëri pak ditë më parë Partia Demokratike, e cila akuzoi bashkinë e Tiranës për betonizim.

PD thotë se e denoncoi këtë që në 2018, por tashmë ka filluar faza e parë.

Sipas PD-së, preteksti i Kryebashkiakut është se aty do transferohet Biblioteka Kombëtare dhe Qëndra Kulturore për Fëmijë, të cilat do t?i hapin rrugë kullave shumëkatëshe.

Por këtë ndërtim e kundërshtojnë dhe qytetarët, të cilët shprehen se parku i Liqenit Artificial nuk duhet prekur ndërsa akuzojnë Veliajn që po e mbush Tiranën vetëm me kulla shumëkatëshe.

"Gabimi më i madh ai është, të prekësh zemrën e kryeqytetit ke mbaruar. Iku Tirana, mori fund. Duhet ndaluar urgjentisht. Këta janë shkatërrimtarë, nuk duan të bëhet ky vend. Prandaj ikin njerëzit."

"Nuk duhet por kush të pyet?!"

"Nuk jam dakord, të jetë lulishte. Pallatet të bëhen jashtë Tirane, jo këtu."

"Këto 30 vjet është shkatërruar liqeni. Po bëhet si lulishte tani, nuk është më liqen."

"Janë bërë si çibanë ndërtesat e larta, njerëzit kanë nevojë të marrin frymë me ajër të pastër."

Sipas PD, në zonën e Liqenit është planifikuar të ndërtohet një godinë 9 katëshe ku do të shërbejë për zyra, parkim dhe banim.



Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/betonizohet-liqeni-qytetaret-kunder-projektit-ndertimit-e-godines-9-kateshe-mori-fund-tirana

Ndiqni edicionin e plotë këtu: https://youtu.be/51dJ12IRKRg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv