Ora News - Bojaxhi: Skema mafioze e pagesave për dërgimin e dherave në Sharrë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjergj Bojaxhi i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, denoncoi atë që ai e quan skemë mafioze të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit detyron kompanitë e ndërtimit të dërgojnë dherat në Sharrë duke paguar për këtë pavarësisht se kompania e menaxhimit të mbetjeve e ka të domosdoshëm dheun.

Bojaxhi: Qoftë një ndërtues që bën një pallat qoftë dikush që bën shtëpi do gërmojë një sasi dheu. Nëse dikujt i duhej dheu, qoftë ndërtuesi, qoftë pronari mund ta çonte diku tjetër. Sot Bashkia e Tiranës ka bërë skenën më mafioze. E kanë sofistikuar modelin sicilian.

E detyron çdo njeri që bën gërmime dheu që ta çojë tek plehrat e Sharrës dhe të paguaj kompaninë që mirëmban dhe menaxhon plehrat e Sharrës, të paguhet për të hedhur dherat atje. Kompanisë së plehrave i duhet për të krijuar shtresëzimin e mbetjeve në mënyrë që të dekompozohen.

Në vend që operatori i Sharës të paguaj për dherat që i çohen, ky operator ka marrë të drejtën eksluzive dhe pushteti lokal detyron çdo njeri të çojë dherat atje. Kjo është një skemë e frikshme dhe e pacipë vjedhjeje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bojaxhi-skema-mafioze-e-pagesave-dergimin-e-dherave-ne-sharre

Recommended