Ora News - PD: QSUT kosh për ilaçet e skaduara, reagon Ministrja: Shpifje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka risjellë sërish në vëmendje çështjen e medikamenteve të skaduara që sipas saj ndodhen në depon farmaceutike të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Në daljen e rradhës nga selia blu, deputeti Bardh Spahia akuzoi ministren Manastirliu se i shërben kompanive private farmaceutike, të cilat duke ia dhuruar barnat në prag skadence QSUT-së, kursejnë fondet për asgjësimin e tyre.

Spahia: Pak kohë më parë, një investigim i agjencisë së lajmeve BIRN, zbuloi se 15 tonë apo 93 % e ilaçeve në farmacinë qëndrore të Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, janë të skaduara. Lajmi skandaloz u kalua në heshtje nga qeveria për të mbuluar shërbimin e saj ndaj Mafias së Ilaçeve.

Që kur u emërua në detyrë 5 vjet më parë në QSUT, Ogerta Manastirliu, në mënyrë kriminale dhe në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar të skadojnë ilaçet që ka gjetur në depon farmaceutike të spitalit, duke blerë vazhdimisht me tendera të dyshimtë dhe duke pranuar si dhuratë barna me afat të afërt skadence, asgjesimi i të cilave ka kosto shumë të lartë.

Shqiptarët duhet ta dinë se pjesa më e madhe e malit me ilaçe të skaduara në QSUT, me etiketen ?dhuratë?, janë, në fakt, një mal i madh korrupsioni për të favorizuar Mafian e Ilaçeve, klientë të pushtetit.

Në këtë rast, depoja farmaceutike e QSUT është përdorur si kosh plehrash për të pastruar depot e disa kompanive private dhe për t?u kursyer atyre qindra milionë lekë për asgjesimin e ilaçeve të skaduara.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministres Manastirliu, e cila thekson se në qarkullim nuk ka barna që e kanë kaluar afatin e skadencës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-ilacet-e-skaduara-ne-qsut-deshmi-e-korrupsionit-qeveritar