Top News - Reagon presidenti Meta/ Kundër shqyrtimit të anti-shpifjes

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me shoqatat e gazetareve lidhur me shqetesimin e tyre per nisjen e rishqyrtimit te ligjit anti-shpifje nga ana e qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit mbeshtet shoqatat e gazetareve pasi ligji në fjalë kërkon të cënsurojë median në mungesë te transpercnës dhe pa marrë parasysh opinionin e komisionit të Venecias. ?Sipas përfaqësuesve të organizatave të gazetarëve: Autoritete të larta të shumicës në qeveri kanë urdhëruar që ky ligj duhet bërë shpejt. Kjo duket qartë që është kopje e së njëjtës përpjekje flagrante e qeverisë për të goditur mediat. Dyshimet janë shumë të forta që ligji ka vetëm një qëllim brenda vetes: të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike", thuhet ne postimin e kreut te shtetit. Ai rikujton dhe nje here se keto ligje nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me: Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit; dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim; Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Presidenti Meta i cili ktheu me dekret ne kuvend për rishqyrtim paketen antishpifje ka qene i ashpër në thirrjen drejtuar qeverisë dhe kuvendit. ?Të tërhiqet nga modeli i neveritshëm lukashenko për censurën në media dhe të mos vijojë në errësirë me planet për të vënë në fuqi një ligj që bie ndesh qartazi me Kushtetutën dhe Opinionin e Komisionit të Venecias. Duke risjellë në vëmendje përkeqësimin në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të bërë publik në raportin vjetor të "Reporterëve pa Kufij"; Qëndrimet e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, konkluzionet e "Freedom House", Raportin e Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, si edhe shqetësimet e bëra publike nga organizatat më prestigjoze botërore e europiane të gazetarëve për hapat pas që vendi ynë ka shënuar sa i përket lirisë së medias, garantoj se do të jem në krah të gazetarëve të pavarur e kurajozë për të mos lejuar kurrë instalimin e modelit të neveritshëm lukashenko në shqipëri?, thuhet ne reagimin e Metes. Aktualisht paketa antishpifje është duke u shqyrtuar në komisionin e ligjeve dhe atë te medias në kuvend.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit....

Recommended