Report Tv-Akuzat për plagjiaturë, reagon Ogerta Manastirliu: Shpifje

  • 6 years ago
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar për herë të parë pas akuzave për plagjiaturë të doktoraturës. Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin sipas të cilëve bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis". Sipas denoncimit në kapitujt hyrës të doktoraturës, Manastirliu ka kopjuar thuajse çdo gërmë nga puna shkencore e një diplomanti për Master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut.

Por në një reagim të shpërndarë për mediat, Manastirliu mohon akuzat duke i konsideruar ato shpifje dhe sqaron se doktoratura e saj është realizuar në bazë të rregullores së Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.