Lende plasese ne makinen e punonjesit te Tatimeve

  • 6 years ago
Një punonjës i Tatimeve në Shkodër ka gjetur lëndë plasësë në makinën e tij, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer. Nehat Zaganjori pas kësaj ka njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur eliminimin e rrezikut. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ?Ura e Dervishbeg?.

Nga hetimet e para, dyshohet se lënda plasëse është një sinjal kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve, për shkak të detyrës që ia kryen. Punonjësi i Tatimeve nuk njihet si person problematik dhe kishte tre vite që punonte në administratë.

Tv Klan