Ora News - Shpërthim në Bulqizë, lëndë plasëse “Audit” të administratorit të kromit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rikthehen shpërthimet me eksploziv. Automjetit të administratorit të një galerie kromi në Fushë Bulqizë i është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm.
?Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip ?Audi Q7?, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer?.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shperthim-ne-bulqize-lende-plasese-audit-te-administratorit-te-kromit/