3.5 kg kokaine ne doganen e Kakavijes

  • 6 years ago
Policia kufitare e Kakavijes ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 3.5 kg kokainë janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare. Droga po transportohej me një automjet Mercedes-Benz me targa AA 216 TF që drejtohej nga 46-vjeçari Selim Lazaj nga Fieri.
Kokaina ishte e fshehur në baterinë e makinës e ndarë në dy pako të mbështjella me letër natriban.
Në përfundim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i Selim Lazajt për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.