Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në radhë.
Sipas saj, atyre ju thuhet se ka një problem në sistem, ndërsa shton se lejohen të kalojnë ata që kanë letra greke.
Gazetarja e Ora News në Gjirokastër konfirmon se ka pasur një problem në sistemin kompjuterik.
Ndërkohë, një tjetër qytetar shpreh shqetësimin për radhët e gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.