Xing me Ermalin/ Çfare e beri Tunen te perlotet ne emision

  • 6 years ago
Të qenit nënë duket se e ka bërë këngëtaren Altuna Sejdiu edhe më emotive. Në emisionin ?Xing me Ermalin?, ndër të tjera tha se edhe pse është shqiptare e Maqedonisë dhe jeton në Kosovë, karrierën ia ka dhënë Shqipëria.

Pa dashur të krijojë përçarje këngëtarja sqaroi se do më shumë se çdo gjë në botë vendlindjen e saj dhe ndërkohë që fliste për të nuk i mbajti dot lotët.
?Unë e dua shumë Shqipërinë, nuk dua të tingëllojë klishe kjo. Kam një lidhje të jashtëzakonshme me Shqipërinë sepse janë vite që kam marrë shkollë nga spektaklet. Kam marrë një super përvojë këtu dhe për këtë nuk ia jap dorën as Maqedonisë, as Kosovës. Ju në Shqipëri jeni njishi për këtë gjë. Jo më kot jam ndër vite këtu dhe jo në Maqedoni apo Kosovë... Ermal mos krijo përçarje sepse ne shqiptarët jemi e zeza e vetes. Unë jam shqiptare e Maqedonisë, jam e shpërngulur në Kosovë dhe shumicën e projekteve dhe karrierën e kam në Shqipëri. Dhe unë e dua vendlindjen time më shumë se gjithçka në këtë botë?, tha e përlotur Tuna./tvklan.al

Recommended