Xing me Ermalin/ Pse vendosa te kem emrin e artit Majk (Video)

  • 5 years ago
Është bërë e zakonshme tashmë që shumë prej këngëtarëve apo artistëve të fushave të ndryshme të njihen me emrat e artit dhe jo me emrat e tyre të vërtetë.
Disa nga emrat e artit nuk kanë lidhje me emrat e vërtetë të këngëtarëve, disa kanë iniciale të emrit e disa kanë kuptime që i dinë vetëm ata. Majk është një prej këngëtarëve që njihet me emrin e artit, ndërkohë që emrin e vërtetë e ka Kastriot Rexha. I ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan mbrëmjen e sotme, këngëtari tregoi se fillimisht emri i tij i artit ishte ?Doktor Majk?, që shkurt shruhej Dr.Mic, por sipas tij njerëzit e ngatërronin dhe vendosi thjeshtë Majk.
Ermal Mamaqi: Pse Majk? Ç?është ky emër? Nga Kastriot e ke të vërtetin, për të cilin duhet të jesh krenar, e bërë Majk.
Majk: Është emër artistik, si të gjithë artistët që i vënë vetes një emër edhe unë zgjodha Majk. Në fakt në fillim ka qenë Doktor Majk që do të thotë doktor i mikrofonit dhe shkurt shkruhej Dr. Mic. Por njerëzit nuk e kuptonin dhe për ta thjeshtuar e bëra Majk. /tvklan.al

Recommended