Fluks pushuesish ne bregdet

  • 6 years ago
Bregdeti shqiptar, pavarësisht se jemi në muajin Shtator, vazhdon të frekuentohet nga shumë pushues. Edhe pse pjesa më e madhe emigrantëve janë larguar nëpër vendet ku punojnë, vendasit dhe pushues nga Kosova janë ende aty.

Dielli po djeg dhe plazhi është ende një mundësi që njerëzit ta përballojne atë. Janë pushues vendas, por shumë prej tyre kanë ardhur nga Kosova apo edhe nga SHBA.

Bregdeti në Shtator u duket më i qetë dhe kjo është një nga arsyet pse ka akoma pushues pavarësisht se në fluks. Plazhet e Vlorës këtë fundjavë tregojnë se është ende herët për t?u mbyllur sezoni.

E njëjta situatë duket edhe në plazhet e tjera. Në bregdetin e Durrësit gjjithashtu ka pushues të shumtë. Gjithashtu plazhi vazhdon edhe në Shëngjin e Velipojë. Operatorët turistikë thonë se kanë kërkesa për akomodim edhe për muajin Shtator.