RTV Ora - Fluks regjistrimesh në UMSH

  • 5 years ago
#rtvora

Programet e Fakultetit të Shkencave Juridike në Universitetin e Mesdhetar edhe këtë vit mbeten ndër të preferuarit për maturantët. Dekani, Ksenofon Krisafi thotë se pranimet kanë qënë cilësore.

Raundi i parë ka shënuar fluks regjistrimesh në Universitetin Mesdhetar. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare është ndër më të preferuarit nga maturantët. Dekani, Ksenofon Krisafi thotë se në universitet po pranohen të rinj me rezultate të larta.

Krisafi: Ne synojmë për të marrë në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare djem dhe vajza që na vijnë nga gjimnazet me cilësi të lartë.

Profesor Krisafi shprehet se formimi i brezave të rinj është me rëndësi edhe për suksesin e reformës në drejtësi.

Krisafi: Është një brez që premton, sepse e ka kuptuar rëndësinë e detyrës që marrin përsipër, të profesionit që do të ushtrojnë dhe të misionit të rëndësishëm që kanë përpara, që është realizimi me sukses i Reformës në Sistemin e Drejtësisë.

Stafi i kualifikuar, por edhe infrastruktura moderne e dallojnë Universitetin Mesdhetar nga institucionet e tjera të arsimit të lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fluks-regjistrimesh-ne-umsh

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz