PD: Taksa e prones, Rama shperblen OSHEE-ne

  • 6 years ago
Demokratët akuzuan qeverinë se përmes mbledhjes së taksës së banesës nga OSHEE-ja po pasuron arkën e këtij institucioni në shkelje të autonomisë së pushtetit lokal.

?Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge të qeveritarëve ose baxhanakut të Kryeministrit. Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës në vit, Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro, duke e shpërblyer me 4 përqind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura?.

Akuzat e opozitës vijuan edhe në një tjetër dalje. Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në selinë blu, Lealba Pelinku tha se në 8 muaj qeveria ka shpërdoruar për luks 11.3 miliardë lekë. Sipas opozitës vetëm Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit kanë shpenzuar nga buxheti i shtetit 188 milionë lekë për blerjen e dy limuzinave.

Tv Klan