Report Tv-Vendimi i qeverisë/ Taksa e pronës në faturën e dritave, Haxhimali: Shkelje e hapur

  • 6 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
TIRANE-Kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ka komentuar vendimin e qeverisë për të futur taksën e pronës në faturën e OSHEE-së, duke ia hequr këtë kompetencë nga pushteti lokal.

Haxhimali ka thënë se ky vendim është një shkelje e hapur ligjore, pasi sipas tij, që në momentin kur u projektua taksa ishte përcaktuar që do mblidhej nga bashkitë. Me hyrjen në fuqi të taksës së pronës, Haxhimali tha se u mblodh nga shumë bashki në vend.

Në vitin 2018, kemi 2.8 milionë euro taksa të mbledhura. Bashkitë nisën të punojnë, filluan ankesat nga ministritë. Qeveria hodhi në treg këtë vendim të këshillit të Ministrave. Në 1 prill, bashkitë nisën të zbatojnë teknologjinë e re. Bashkia e Tiranës nuk e ka miratuar ende në këshill, dhe nuk e mblodhi këtë taksë. Qytetarët s?dinë ku të paguajnë. Të paguajnë me metodologjinë e re, apo me të vjetrën. Të theksojmë është projekt. Kjo ka shkaktuar një kaos dhe destabilitet. Ne e kritikuam qeverinë, se nuk është mirë të ndërhyjë në mes të vitit buxhetor. Një qeveri e mirë e bën ligjin që në fillim të vitit. Nëse miratohet, hyn në fuqi në Janar. Në asnjë vend të botës nuk bëhen këto ndryshime në mes të vitit, por kjo është sekondare pas arsyes parimore. Qeveri a po ndërhyn në ndarjen e pushteteve.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së Bashkive në Shqipëri
I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi, nëse vendimi i qeverisë lidhet me faktin se ndoshta me futjen në faturën e dritave, kjo taksë do të grumbullohet më lehtë, Haxhimali tha se OSHEE s?ka tagër për të mbledhur taksa që s?lidhen me energjinë.

Ka diçka këtu, OSHEE-ja s?duhet të mbledhë taksa. OSHEE ka një mbulim të madh të territorit, është e pranueshme. Të gjithë kanë fatura dhe sahatë. Unë s?kam gjë me OSHEE-në në këtë drejtim, pasi këtë e imponon qeveria. Por OSHEE, veç kësaj, s?ka asnjë juridiksion tjetër për ta bërë, s?duhet ta bëjë. OSHEE përveçse ka adresë, s?ka të dhëna për pronën dhe banesat e shtetasve. Unë nuk mendoj se OSHEE ka të dhëna sa metra katrorë ka shtëpia ime, atëherë pse mos ta bëjë bashkia. S?ka database të të dhënave kadastrale ende.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së Bashkive në Shqipëri
Më tej, Haxhimali tha se qeveria ka nxjerrë një urdhër që sipas tij detyron institucionet shtetërore të japin informacion tek bashkitë, për pronat e qytetarëve. Kreu i shoqatës së Bashkive thotë se institucionet shtetërore nuk i janë bindur urdhërit, duke mos e zbatuar vendimin e qeverisë.

Qeveria ka bërë një metodologji të mirë që s'le opsione për të gabuar. I thuhet qeverisjes vendore, ke një set me opsione si ta identifikosh pronën, me vetëdeklarim, janë zyrat e hipotekave dhe agjencitë qeveritare. Ka bërë një vendim që urdhëron këto agjenci t?i japin informacion bashkive, por nuk zbatohet. Institucionet shtetërore nuk i binden qeverisë. Zyra e hipotekës nuk i përgjigjet bashkisë. Institucionet nuk japin të dhënat që duhet t...