Mediu: Mungesa e gjykatave po cenon demokracine ne Shqiperi

  • 6 years ago
Mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, opozita shqiptare e çon deri në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Në punimet e mbajtura në parlamentin gjerman, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se mbrojtja e të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e sistemit 'check and balance' janë të cënuara në një vend ku mungojnë gjykatat dhe gjithçka është në dorë të qeverisë.

?Sot ne kemi një situatë të tillë që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri. Gjykata e Lartë ka ndalur funksionimin e saj dhe kjo mund të shtrihet edhe te gjykatat e Apelit. Ndaj pyetja është: Si do t?i mbrojmë ne të drejtat e njeriut? E gjithë situata tashmë është nën kontrollin e qeverisë. Kështu mund t'i themi: ?Lamtumirë? luftës kundër korrupsionit dhe mund t'i themi ?lamtumirë? sistemit kushtetues check and balance?.