#rtvora #rtvoranews
Pas shqetësimit të ngritur nga ekspertët e policisë për devijimin e misionit të OFL-së duke rrezikuar ligjërimin e pronave të krimit, juristët thonë që procesi po jep efektin e kundërt. Devijimi i misionit të OFL-së sipas juristëve është bërë për shkak dhe të përplasjes me ligjin antimafia, ku shumë prej pronave kriminale janë hetuar dhe verifikuar njëherë.
Shqetësimi i ngritur nga ekspertët e policisë se Operacioni Forca e Ligjit po ligjëron pronat e krimit mbështetet dhe nga juristët, të cilët deklarojnë se procesi po jep efektin e kundërt nga ajo që pritej për goditjen e pasurive të krimit të organizuar.
Avokati, Ledio Braho, shprehet se konfiskimi në nivele të ulëta nga ana e gjykatës tregon se shumë prej pasurive të dyshuara kriminale po certifikohen si të pastra.
Ledio Braho: Mund të shërbejë si një lloj amnistie për të justifikuar pasuritë e të gjithë subjekteve që janë njoftuar dhe hetuar nga OFL.
Sipas Brahos, devijimi i misionit kryesor të OFL-se është bërë për shkak se ka përplasje me ligjin antimafia, ku shumë prej këtyre pasurive janë hetuar njëherë.
Ledio Braho: Të gjithë këto subjekte që janë hetuar nga OFL dhe deri diku janë amnistuar duke ju sekuestruar pasuri të llojit vetëm automjete, do të sjellë probleme sepse do ta konsiderojnë të gjithë procesin si gjë të gjykuar.
Ndër të tjera avokati Braho shprehet se afati për 48 orë për gjetjen e burimeve të ligjshme të pasurisë së personave të inkriminuar u ka ndaluar subjekteve të mbrojnë interesat e tyre para gjykatës.
Ledio Braho: Këtyre subjekteve u lihet një afat prej 48 orësh për të justifikuar pasurinë, aq më tepër kur nuk kanë mundësi të mbrohen as në gjykatë lidhur me justifikimin e kësaj pasurie sjell problematika të ndryshme.
Nga agjentët e OFL deri më tani janë dërguar 392 formularë për vetëdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK ka dërguar në gjykatë vetëm 161 raste.
Në 80 raste nga gjykata është pranuar kërkesa për sekuestrim pasurie, në nëntë raste është hequr masa e sekuestrimit, ndërsa në 30 raste gjykata ka vendosur zgjatjen e afatit të sekuestros.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/juristet-ofl-po-amniston-krimin-mungesa-e-rezultateve-per-shkak-te-perplasjes-me-ligjin-anti-mafia/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category
📺
TV