Ora News - Stuhitë rrëzojnë pishat në Elbasan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Stuhitë e erës dhe shiut që kanë karakterizuar ditët e fundit kanë shkaktuar dëmë të mëdha në parkun e Kodër Krastës në Elbasan. Disa dhjetra pisha janë rrëzuar ose thyer, duke e cuar në rreth 1700 numrin e pemëve të dëmtuara në kurorën e gjelbër të Elbasanit bashkë me bilancin e zjarreve të verës së kaluar.

Disa dhjetra pisha janë rrëzuar ose thyer në Kodër Krastë të Elbasanit pas reshjeve të shiut dhe erës së fortë që kanë karakterizuar ditët e fundit.

Stuhitë kanë shkaktuar dëme në të gjithë sipërfaqen e parkut të njohur si mushkëria e gjelbër e Elbasanit, njëherësh një prej destinacioneve turistike të qytetit.

Ndikimi i erës së fortë mbi pishat dhjetra vjecare favorizohet nga terreni i thepisur i kodrës.

Bashkë me pishat e djegura të verës së kaluar, shërbimi pyjor i Bashkisë Elbasan flet për 1700 drurë të dëmtuar.

Dëmët janë të mëdha, por fenomenet natyrore nuk mund të shmangen, ndaj Shpetim Çullhaj, thotë se zëvendësimi i pishave të dëmtuara është prioritet i sezonit të mbjelljeve në muajin shtator.

Krasta është kurora e gjelbër e një prej qyteteve më të ndotura në Shqipëri siç është Elbasani, ku çdo ditë dhjetra qytetarë dalin për aktivitet fizik e ndërsa në fundjavë kthehet në destinacion për piknik në natyrë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/stuhite-rrezojne-pishat-ne-elbasan