Ora News - Dëmtohet “Syri i Kaltër”, sëmundja dhe stuhitë rrëzojnë pemët shekullore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avancimi i sëmundjes së shfaqur vite më parë dhe stuhia e fillim dhjetorit po rrëzon pemët shekullore të Rrapave në Syrin e Kaltër. Vetëm ditët e fundit janë rrëzur të paktën 10 pemë si pasojë e kombinimit të këtyre faktorëve duke dëmtuar perlën e natyrës.

Pemët shekullore po rrëzohen në parkun e Syrit të Kaltër, duke dëmtuar një nga perlat e natyrës shqiptare.

Shkak është bërë sëmundja që ka prekur prej kohësh pemët e llojit Rrap dhe stuhitë e këtij fillim viti.

Sëmundja e shfaqur prej vitesh i dëmton pëmet, ndërsa forca e erës i rrëzon.

Vetëm gjatë ditëve të fundit përllogaritet të jenë rrëzuar 10 pemë të larta, që janë shndërrur në një rrezik edhe për vizitorët.

Sëmundja e Rrapit po përparon me shpejtësi të lartë, ndërsa në park janë prekur të gjithë trungjet qindravjeçarë.

Specialistët dhe banorët e zonës ndër vite kanë kërkuar ndërhurje për mbrojtur këtë pasuri të jashtëzakonshme të natyrës shqiptare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demtohet-syri-i-kalter-semundja-dhe-stuhite-rrezojne-pemet-shekullore