Ora News - Shpërthim municionesh në banesën e braktisur në Elbasan

  • 5 years ago
#oranews

Kjo video tregon shpërthimet e fishekëve në mes të një zonë të banuar në Elbasan, duke shkaktuar rrezik serioz për banorët veç panikut.
Shpërthimet vijnë nga kjo banesë e braktisur në lagjen "5 Maji", e cila më herët ishte përfshirë nga një zjarr.
Dyshimet janë se fishekët ishin lënë pranë banesën e braktisur, që sipas raportimeve përdoret edhe nga përdoruesit e lëndëve narkotike.
Policia rrethoi zonën duke krijuar perimetër sigurie, ndërsa më pas zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët.

Për shkak të rrezikut, siç duket në vendngjarje, mbërriti edhe një ambulancë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ndërsa dëmet materiale nuk munguan.

Policia dyshon se municionet mund të kenë qenë hedhur në shkurret përreth banesës, ndërsa shpërthimet u shkaktuan nga zjarret.

Një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/djegin-shkurret-prane-spitalit-psikiatrik-ne-elbasan-merr-flake-banesa-e-braktisur

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp