RTV Ora - Dyshohej se fshiheshin autorët e Velipojës, arsenal armësh në banesën e braktisur

  • 5 years ago
#rtvora
Në vijim të kontrolleve të policisë së Shkodrës për kapjen e personave që qëlluan me armë zjarri në Velipojë, policia ka zbuluar armë dhe municione luftarake në një banesë të braktisur.

"Gjatë operacionit Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, ku gjatë kontrolleve është marrë informacion për një arsenal armësh që mund të ishin të fshehura në banesë në pronësi të shtetasit G.S., në të cilën nuk banonte njeri".

FNSH-ja dhe Policia e Shkodrës pas marrjes së masave për rrezikshmërinë që mund të kishte ky kontroll, pasi dyshohej se aty mund të ishin fshehur autorët, ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit G.S, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë ushtarake të rëndë Granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Pas veprimeve të para procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. S. 50 vjeç, për veprën penale të ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.

Grupi Hetimor ka fiksuar prova të vlefshme në këtë banesë që do t'i shërbejnë hetimit edhe për ngjarje të ndodhura më parë.

Vijon operacioni dhe krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dyshohej-se-fshiheshin-autoret-e-velipojes-arsenal-armesh-ne-banesen-e-braktisur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz