Rudina/ Xhevahir Zeneli tregon prapaskenat e realizimit te filmave (30.05.2018)

  • 6 years ago
Ai është ndër aktorët shqiptarë më të njohur dhe humorin duket se e ka të lindur. Xhevahir Zeneli për më shumë se 30 vite ka ditur të vijë pranë publikut me rolet e tij. Aktori ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku rrëfeu rrugëtimin e tij si artist. Gjatë emisionit Zeneli zbuloi edhe pjesë nga prapaskenat e realizimit të filmave vite më parë.
?Kur kemi xhiruar filmin ?Kur hapen dyert e jetës? kemi bërë xhirime një muaj në dëborë dhe një muaj në pranverë. Ashtu siç ishim veshur ashtu edhe flinim, ishte shumë ftohtë. Paguanim dikë që na mbante sobat ndezur. Kishte bukurinë e vet edhe ajo. Mblidheshim në mbrëmje me njëri-tjetrin jashtë xhirimit?, tha aktori.