Rudina/ Xhevahir Zeneli flet per jeten private (30.05.2018)

  • 6 years ago
Aktori Xhevahir Zeneli ishte sot i ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli jo vetëm për karrierën si artist, por edhe për jetën private.
Disa vite më parë ai u shkëput nga aktrimi dhe u zhvendos në Amerikë me familjen dhe është rikthyer prej disa kohësh tashmë. Aktori tregoi se ishin fëmijët e tij ata që kërkuan që babi i tyre ti rikthehej aktrimit, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka zgjedhur të qëndrojë në Amerikë me djemtë e tyre.
?Unë kam dy djem të mrekullueshëm, Sardin dhe Anxhin. Ata kur u shkolluan të dy më dhanë leje të kthehesha sërish në profesionin tim. Ime shoqe nuk doonte, donte të ndiqte jetën e atyre dhe bëmë këtë zgjidhje. Djemtë janë 28 dhe 26 vjeç.