Denohet me 5 vite burg ish-drejtori i Burgjeve

  • 6 years ago
Artur Zoto ish-drejtori i Përgjithshëm është dënuar më 5 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Ai nuk ishte në sallë kur togat e zeza lexuan vendimin duke i përfaqësuar vetëm nga avokati tij. Gjithashtu gjykata vendosi ti heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Zoto akuzohet nga Prokuroria për korrupsion dhe abuzime me tenderat e ushqimeve gjatë kohës që ushtroi detyrën. Sipas Prokurorisë Zoto sëbashku me ish-nëndrejtorin e burgje Iljaz Labi edhe ky në gjykim për të njëjtat akuza kishin krijuar një skemë korruptive, duke paracaktuar fituesin e tenderve te ushqimeve për të burgosurit.

Labi në këtë hetim kishte dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke treguar të gjithë skemën. Në bazë të deklarimeve të tij, tre biznesmenë përcaktonin fituesin ndërmjet tyre duke paguar si ryshfet 2 milionë leke të reja. Këto para sipas Labit ai i ka dorëzuar në zyrën e Artur Zotos. Por akuzat nuk u pranuan asnjëherë nga Zoto, duke mohuar se kishte marrë para apo njihte biznesmenët. Ndërsa avokati etj tha se vendimi do të apelohet, pasi klienti i tij u dënua pa prova dhe fakte.