Çuko e Ndoka në përgjimet e drogës, ish-Drejtori i Burgjeve mori një makinë luksoze si rryshfet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, ka qenë në dijeni të trafikut të drogës nga nipat e tij dhe është implikuar në tjetërsimin e pronave tek "Rana e hedhun" në Lezhë. Këto janë vetëm disa nga faktet që kanë dalë nga përgjimi i Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Rrjeta e gjerë e përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda duket se ka kapur edhe dy ish-deputët socialistë Arben Çuko, ish-Drejtor i Burgjeve dhe ish-deputin Lezhës Arben Ndoka.

Të dy nuk kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës por veprimtaria e tyre e paligjshme është zbuluar falë përgjigmeve që Prokuroria po kryente për këtë trafik ndërkombëtar droge, e cila drejtohej nga vëllezërit Avdylaj nga Shijaku.

Ish-Drejtori i Burgjeve Çuko ka dalë gjatë bisedës që një i dënuar për vrasje me pagesë, bënte me një nga Avdylajt, ku i thoshte se për transferimin e tij drejt një burgu tjetër duhet ti jepte ryshfet Drejtorit.

Olsi Karagjozi mësohet se ka telefonuar një nga vëllezerit Avdylaj dhe në bisedë e sipër i ka thëne se për trasferimin e tij nga një burg drejt një burgu tjetër, duhet ti jepte ryshfet Drejtorit të Përgjithshëm.

Ata kanë kontaktuar me shoferin e Çukos për trasferimin dhe pasi nuk ranë dakord për 3 mijë euro, është marrë një makinë luksoze në vend të ryshfetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arben-ndoka-takohet-me-avokatin-nuk-pranon-akuzen-e-falsifikimit