• 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kryejë verifimin e pasurisë për të gjithë personat të arrestuar në kuadër të procedimit "Vol-vo 4". Nga ky verifikim nuk shpëtojnë as ish-Drejtori i Burgjeve Arben Çuko dhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka.

Dy ish-deputetët Arben Çuko dhe Arben Ndoka, do ti nënshtrohen hetimit pasuror në bazë të ligjit antimafia së bashku më të pandehurit e tjerë te arrestuar në operacionin e fundit "Vol-vo 4".

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë me dije se pas masës së sigurisë, hetuesit do të nisin verifikimin e plotë ku do të përfshihet dhe rrethi i tyre familjar.

Ndaj dy ish-ligjvënësve rëndon akuza e kryrjes së veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të gjitha bankave të nivelit të dytë, zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme por edhe jashtë Shqipërisë, do tu kërkohet informacion në lidhje me pasuritë e tyre nën dyshimin se ato mund të jenë vendosur nga aktivitete kriminale

Një ditë më parë gjykata vendosi të ndryshojë masën për 10 nga të arrestuarit, 2 prej të cilëve do të jenë në "detyrim paraqitje".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hetim-pasuror-dy-ish-deputeteve-ndoka-dhe-cuko-subjekt-te-ligjit-antimafia

Category

📺
TV

Recommended