Report TV - Shkarkimi i Hajdarmatajt, Basha: Arta Marku do të mbajë përgjegjësi personale

  • 6 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shkarkimit të Besim Hajdarmatajt nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Basha kërcënoi Arta Markun duke u shprehur se Kryeprokurorja do të mbajë përgjegjësi personale për vendimet që ka marrë. Lideri i PD tha se vendimi është marrë me urdhër të Ramës për të mbrojtur Tahirin, pasi ditët e fundit erdhën materiale të reja nga Greqia e Italia, ndërsa aktualisht është pa imunitet dhe mund të arrestohet.