Report TV - Mashtrimi i Gulf-it, Kondi: Nëse shteti i njeh si piramidë, të mbajë përgjegjësi

  • 6 years ago
I ftuar sot në Report TV për të folur lidhur me falimentimin dhe skemën mashtruese nga ana e kompanisë Gulf Oil, përfaqësuesit e së cilës janë zhdukur, pasi kanë mashtruar qindra qytetarë me tollona fiktive, ndërkohë kur në depozitat e tyre nuk kishte më asnjë pikë naftë, gazetari i Shqiptarja.com Genc Kondi, deklaroi se kjo kompani nuk kishte asgjë të vetën, por e kishte me qira aktivitetin.

Sipas Kondit, shteti ka përgjegjësi për këtë, sepse që në momentin dhënies së licencës ai duhet të jetë në dijeni të seriozitetit të kompanive që veptrojnë në tregun e karburanteve.

?Rezulton që Gulf-i nuk ka asgjë të vetën, e kishte me qira aktivitetin. Prej muajsh nuk është paguar TVSH-ja, dhe as sigurimet e punonjësve të saj. Shteti duhet të kishte ndërhyrë më përpara. Pronarët rezultonin të San Petroleum, e cila nuk është shqiptare, janë kompani të cilat janë krijuar në zona guacka, ku lejohen gjëra të tilla. Emrat që dalin janë ose turq, ose gjeorgjianë. Tollonat janë kthyer në letra pa vlerë" - tha ai.

Recommended