Report Tv-Qiratë e shtëpive/objekteve, ja çfarë njeh shteti për efekt taksash

  • 6 years ago
Këtë vit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi personat e paregjistruar në sistemin e taksave në lidhje me detyrimin për të deklaruar dhe paguar tatimin mbi të ardhurat e përfituara nga dhënia me qira e shtëpive apo apartamenteve. Kjo mori spunto nga njoftimet se shumë ambjente po jepeshin me qira në zonat turistike, ndërkohë që askush nuk i deklaron ato. Po kështu, sipas njoftimeve të tjera, është një numër jo i vogël studentësh italianë, që studiojnë në filialen tiranase të Universitetit të Barit ?Aldo Moro? (Zonja e Këshillit të Mirë), të cilët kërkojnë edhe këtë vit banesa me qira, duke preferuar zona afër ish-Bllokut, Tiranën e Re, rrugën ?Myslim Shyri?, etj, ku ka edhe prani më të madhe të lokaleve dhe restoranteve italiane.

Individët

Problemi që shqetëson Tatimet është se, sipas ligjit, individi, përfitues i të ardhurave, është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa. Deklarimi kryhet vetëm elektonikisht, sipas hapave të mëposhtëm: Hyni në faqen zyrare: www.tatime.gov.al; në menynë ?e-Shërbime? zgjidhet rubrika ?Individët?, në të cilën klikohet për të aksesuar llogarinë e deklarimit elektronik; hapni dritaren e aksesimit në llogari, ku si emër përdoruesi vendoset numri personal (sipas Kartës së Identitetit dhe jepet fjalëkalimi përkatës); për të aksesuar llogarinë, duhet të zgjidhet: ?E lexova dhe bie dakord me termat dhe kushtet?; me hyrjen në llogari, në menynë ?Deklarata? zgjidhet ?Tatimi në Burim?; tek rubrika ?Deklarata të padorëzuara? listohen deklaratat, që duhet të plotësohen; zgjidhet periudha për të cilën do të kryhet deklarimi; individi përfitues i të ardhurave, plotëson rubrikën 15 ?Pagesat për qiratë? të deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, duke hedhur shumën mujore të përfituar nga qiratë dhe tatimin e llogaritur në masën 15%; duke klikuar butonin ?Dorëzo?, deklarimi përfundon dhe dorëzohet në Administratën Tatimore.

Pas dorëzimit, deklarata mund të printohet për efekt dokumenti, duke klikuar butonin ?Printo?. Për kryerjen e pagesës, individi, përfitues i të ardhurave, në menynë ?Deklarata të dorëzuara?, zgjedh periudhën përkatëse dhe shtyp butonin ?Printo Urdhër Pagesë?. Ky urdhër i printuar shërben për të kryer pagesën në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton tatimpaguesve se përmbushja vullnetare e detyrimeve, përveçse është një detyrim ligjor, vlerësohet edhe si një akt qytetarie për forcimin e shtetit ligjor.

Vlera

Problemi i parë për Tatimet në këtë mes lind nga fakti se në Shqipëri ka një normë shumë të lartë evazioni në këtë fushë. Shumëkush që ka marrë mjedise me qira në sezonin veror nga persona privatë që zotërojnë shtëpi në bregdet apo në rajone malore, ka konstatuar se nuk ka bërë asnjë kontratë dhe nuk është pajisur me asnjë lloj fature fiskale në momentin e pagesës. Megjithatë, administrat...

Recommended