Arta Marku kërkon mandatin 7-vjeçar, Report TV zbardh emrat e garuesve

Report TV

by Report TV

3 views
Të mërkurën, më 19 Mars Kryeprokurorja Arta Marko do të kërkojë një mandat të plotë prej 7 vitesh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

ReportTv ka mësuar se KLP pritet të mbajë një seancë të mërkurën aty ku 11 anëtarët e këtij Këshilli të miratojnë kriteret për hapjen e garës për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Veç kryeprokurores Marku një tjetër emër nga radhët e akuzës që do të garojë për të marrë postin e numrit një të akuzës është Olsian Cela, ish drejtuesi i Krimeve i njohur edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Ndërsa ndër emrat e tjerë që përfliten si persona që pas miratimit të rregullores do të shfaqin interes për të garuar janë Adnand Xholi, Enrik Ligori, Besnik Muçi, Ervin Kondili,

Emrave nga radhët e akuzës pritet t'i shtohen edhe juristë karriere të cilët për më shumë se një dekadë nuk kanë qenë të përfshirë në aktivitetet politike.