Vrasja e pronarit të marketit në Kamëz, fqinjët: Jemi të tronditur, të zbulohen autorët e krimit

  • 6 years ago
Fqinjët e Agim Buçit në Kamëz i cili mbeti i vrarë gjatë përleshjes me grabitësit, nuk e besojnë atë që ka ndodhur.

Për Report Tv ata shprehen të tronditur, ndërsa pronarin e minimarketit i cili humbi jetën e cilësojnë si njeri pozitiv dhe familjar të rregullt, ndërsa apeli për autoritetet është të zbulojnë me urgjencë autorët e krimit të rëndë.

?Jemi të tronditur ende nuk e besojmë se çfarë ka ndodhur. Marketi bënte deri ne 30 mijë lekë të reja xhiro. Nuk kishte arsye pse ta bënin. Agimi është prind i 4 fëmijëve. Në zonë nuk kemi dëgjuar më parë për raste grabitjesh?.

Flasin fqinjët e Agim Buçit për Report Tv

Recommended