Top News - Atentatet e bujshme/ Autorët pas krimit djegin makinat

  • 4 years ago
Në harkun kohor të pak ditëve në Shqipëri janë shënuar dy krime të rënda dhe në të dy rastet autorët kanë djegur makinat. Atentati ndaj Ardian Çapjajt në Elbasan dhe ai ndaj Hekuran Billës dje në mbrëmje në Tiranë janë dy atentatet e radhës, që sipas Policisë janë kryer nga vrasës me pagesë.
Kjo pra është strategjia e autorëve, çka do të thotë se atentatet mafioze në Shqipëri mund të ndryshojnë nga mënyra e ekzekutimit, por kanë të përbashkët djegien e makinave. Pothuajse të gjitha lënë pas viktimën dhe një makinë të djegur që në shumicën e rasteve rezulton e vjedhur, ose target janë të vjedhura.

Në vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë autorët përdorën një makinë ?Mercedez-Benz? që u gjet e djegur nga policia. Mjeti rezultoi i vjedhur në Lezhë, ndërsa targat në Fushë-Krujë.
Duket se e njëjta skemë u përdor edhe në ekzekutimin e avokatit Ravik Gurra në Elbasan. Fill pas krimit, policia gjeti një Benz në djegie e sipër që ishte vjedhur në zonën e Fushë-Krujës.
Në Durrës, 40-vjeçari Feriz Bardhi u vra në derën e shtëpisë. Më pas autorët dogjën mjetin poshtë urës së Gjolës, ndërsa hetuesit kanë dyshime se u vodh në Fushë-Krujë. E njëjta histori edhe në eleminimin e vlonjatit Edison Harizaj në Durrës.
Atentati në ecje e sipër u bë nga një makinë që më pas u gjet e djegur në zonën e Shënavlashit dhe dyshimet janë se edhe kjo është vjedhur në zonën mes Lezhës e Fushë-Krujës. Por ka dhe ngjarje kriminale ku mjetet e përdorura janë vjedhur jashtë territorit shqiptar.
Në ekzekutimin e ish-efektivit Arben Bilali, autorët përdorën një makinë luksoze, targat e të cilit ishin vjedhur në Vlorë. Nga hetimet doli që makina ishte vjedhur në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe kishte hyrë ilegalisht në vendin tonë. Për këto ngjarje, policia nuk ka ende një autor dhe vazhdojnë të jenë të pa zbardhura.
I vetmi gabim deri tani rezulton ai ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Autorët thjesht e braktisën makinën dhe nuk arritën dot ta djegin dhe përfundimi ishte se një person u arrestua që në ditët e para të hetimit, e më pas u identifikua edhe një tjetër që ka pasur rolin e bashkëpunëtorit.
Ekspertët e Policisë thonë se djegia e makinave është mënyra më perfekte për të humbur çdo gjurmë të mundshme, që mund të ketë mbetur nga cdo pakujdesi e autorëve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Fo...