Vrasja e pronarit të marketit në Kamëz, autorët qëlluan të parën gruan, burri u drejtoi thikën

  • 6 years ago
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar Kamzën, ku një tentativë grabitjeje në rrugën "OSBE" ka përfunduar me vrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes që lamë pas, ku u vra shtetasi Agim Buçi, 52 vjeç, baba i katër fëmijëve dhe u plagos me thikë bashkëshortja e tij, Merita Buçi, 44 vjeçe. Minimarketi ndodhej shumë pranë banesës së familjes Buçi.

Report Tv ka siguruar foton e viktimës, pronarit të minimarketit, i cili u vra gjatë përleshjes me grabitësit. Këta të fundit u futën në minimarket me kapele në kokë dhe armë, duke kërcënuar çiftin e pronarëve t?iu dorëzonin xhiron ditore, por kanë hasur në kundërshtim prej tyre. Pas përleshjes, autorët kanë qëlluar me armë, duke i marrë jetën pronarit të minimarketit, ndërsa kanë plagosur gruan e tij dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Nga ana e saj, policia ka shoqëruar 13 persona për t?i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, si dhe ka vënë në dispozicion shumën prej 5 milionë lekë të reja për çdo person që jep informacion mbi autorët e krimit. Autorët e krimit dyshohet të kenë qenë dy persona të armatosur, me maska dhe të veshur sportiv.

Rindërtohet skema si ndodhi ngjarja
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së të afërmve dhe fqinjëve, grupi hetimor ka rindërtuar skenën si ndodhi vrasja e mbrëmshme në Kamëz, gjatë tentativës për grabitjen e një minimarketi. Fillimisht grabitësit janë futur në minimarket dhe i kanë kërkuar lekët Merita Bucit. Ajo ka ngritur duart lart dhe u ka thënë nuk kam lekë. 

Më pas njëri prej grabitësve e ka qëlluar me pistoletë në këmbën e djathtë. Agim Buci ka qenë te pjesa e jashtme e marketit duke rregulluar arkat e fruta-perimeve. 

Kur është futur në dyqan Agimi është përballur me grabitësit. Në një moment Agimi ka marrë thikën e djathit dhe ia ka drejtuar grabitësve. Këta të fundit e kanë qëlluar në pjesën e barkut 1 herë. 

Më pas grabitësit janë trembur dhe kanë ikur me shpejtësi. Djali i vogël ka parë gjithë skenën kur është plagosur mamaja e tij dhe më pas është fshehur poshtë banakut. Djali ka parë edhe babin të mbuluar me gjak.

Recommended