Ora News - Meta: Malta mbështet Shqipërinë në integrimin e BE

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Merta ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe kryetarin e parlamentit, Anglu Ferrugia.

Zyra e shtypit të Presidencës sqaron se kreu i shtetit Meta theksoi se "Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë, duke shprehur besimin se përkrahja e saj nuk do të mungojë dhe procesin e rëndësishëm e të shumëpritur të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian".

Presidenti Meta shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, duke nisur sa më shpejt me krijimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, me fokus sektorët si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori finaciar, teknologjia e informacionit, industria detare dhe logjistika portuale etj.

Meta ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-malta-mbeshtet-shqiperine-ne-integrimin-e-be