Zhozef Muskat: Malta mbështet Maqedoninë në rrugën drejtë anëtarësimit në BE

  • 6 years ago
Kryeministri i Maltës, Zhozef Muskat gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shkup konfirmoi se Malta mbështet politikisht dhe teknikisht vendin në rrugën e anëtarësimit në BE. Duke i premtuar vendit ndihmë të pakusht gjatë procesit të verifikimit, Muskat tha se kur vendi të bëhet pjesë e BE-së, do të mund të bëjmë shumë gjëra bashkë. Ai theksoi se me admirim po ndjek ndryshimet kushtetuese në Kuvend me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev ndër tjerash u paralajmërua hapje e përfaqësive konsullore në Maltë.