Ora News - Raporti i DASH, Meta: Interesat klienteliste, s’mund të fusin në qorrsokak integrimin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Raporti i DASH, i cili përcepton Shqipërinë si vendin me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perendimor, ka shqetësuar edhe Presidentin Ilir Meta. Me anë të një reagimi Kreu i Shteti jep alarmin se për shkak të politikave klienteliste po kërcënohet e ardhmja europiane e Shqipërisë si dhe përkeqësohet klima e biznesit.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pëer raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit ku Shqipëria perceptohet si vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkanin Perëndimor, ku klima mbytëse e të bërit biznes është përkeqësuar nga vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cënojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë.

Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH ?investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t?u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës?.

Kreu i Shtetit thotë se ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit, Dhomat e Tregëtisë, përfshi dhe atë Amerikane, kanë ngritur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përkeqësimin e klimës së biznesit dhe të investimeve.

Po kështu edhe Banka Botërore në raportin e saj të Doing Business ka ngritur me shqetësim rritjen e barrës fiskale dhe ndryshimet e shpeshta në aktet ligjore dhe nënligjore.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/raporti-i-dash-meta-procesi-ligjberes-dhe-interesat-klienteliste-smund-te-fusin-ne-qorrsokak-integrimin/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended