Ora News - Meta: Kuvendi futi në kurth Venecian, raporti i pabalancuar dhe kontradiktor

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar kontradiktor raportin që komisioni i Venecias paraqiti mbi dekretin për anulimin e votimeve të 30 qershorit. Madje në një analizë të gjatë, Kreu i Shtetit nënvizon se me argument komisioni kalon kompetencat e gjykatës dhe të OSBE. Sipas Metës, opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu.

I pabalancuar dhe kontradiktor. Kështu e ka vlerësuar Presidenti Meta draftin e opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me ligjshmërinë e vendimit të Kreut të Shtetit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Komisionit Gianni Buquicchio, Presidenti Meta njofton se 8 pyetjet e Kuvendit futën në kurth përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Presidenti Meta: Projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor, me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori nga disa ide fikse duke bërë që faktet dhe analiza të mos kenë përputhje racionale me konkluzionet e projekt-opinionit. Shmangia dhe pamundësia e një procesi të plotë faktmbledhës që dëshmojnë përmasën e thellë dhe të gjerë të krizës politike në Shqipëri sjell vlerësim të gabuar edhe të situatës juridike.

Për Ilir Metën, projekt-opinioni nxjerr disa konkluzione që tejkalojnë mandatin e Komisionit të Venecias duke u mbivendosur mbi gjykatën dhe OSBE/ODIHR

Presidenti Meta: Ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat e tyre këshillimore, duke i veshur vetes atributet e gjykatësit. Gjithashtu kanë tejkaluar objektin e punës së tyre duke ndërhyrë në kompetencat dhe vlerësimin e OSBE/ODHIR, institucioni më i lartë i autorizuar për monitorimin dhe trajtimin e çështjeve zgjedhore. Vlerësimi i shkallës së rrezikut në Shqipëri duke u kufizuar në ballafaqimin e cunguar të deklaratave të autoriteteve publike është joprofesional dhe janë jashtë objektit të punës së ekspertëve të Komisionit të Venecias.

Paqartësia e draft opinionit, sipas kreut të shteti i dha mundësi të gjitha palëve interpretime sipas interesave politike.

Presidenti Meta: Ky projekt -opinion rindezi polarizimin politik pikërisht kur palët rivendosën një urë dialogu. Projekt-opinioni dhe mënyra se si është ndërtuar, rrezikon krijimin e një precedenti problematik për një rend shoqëror demokratik.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/neser-qendrimi-i-presidentit-raportin-e-komisionit-te-venecias
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended