Aldo Morning Show/ Mira nga Shkodra tregon mes lotesh historine e trishte (01.03.2018)

  • 6 years ago
Një grua nga Shkodra, nënë e tre fëmijëve ka rrëfyer sot përmes emisionit ?Aldo Morning Show? historinë e saj të trishto.
Rreth dy vite më parë tha Mira ambulanca e shtetit i kishte përplasur për vdekje bashkëshortin teksa kthehej nga puna. Vetëm pak kohë më vonë tregon ajo nga mërzia iu shfaq tumor në kokë dhe tashmë është operuar.
?Jam Mira nga Shkodra. Në Shkodër është shumë ftohtë, por unë s?mundem as të dal sepse sapo jam operuar për tumor në kokë. Unë jam e vetme, por rris tre fëmijë jetimë. Para dy vitesh më vrau makina burrin 30-vjeç, ishte ambulanca e shtetit që e mori para kur po vinte nga puna. Pas vdekjes së tij nga mërzia mu shfaq tumor në kokë. Tani jetoj me qera, kam 3 fëmijë për të rritur, më të madhin e kam 11 vjeç, njërin 8 dhe më të voglin 5 vjeç. Askush nuk më ndihmon. Unë kam 4 motra dhe 2 vëllezër, por të gjithë janë të papunë dhe të pashkollë. Unë e kisha burrin para syve, tani s?mund të duroj më asgjë. Tani pyes veten: A kam qenë unë ajo që i ka duruar të gjitha??, rrëfeu Mira.