Rudina/ Monika Luarasi tregon historine e trishte te aksidentit (27.02.2018)

  • 6 years ago
Aksidentet rrugore po përgjakin rrugët e Shqipërisë duke shënuar balance thuajse lufte. Sidomos muaji shkurt, është shënuar nga disa aksidentet tragjike, ku kanë humbur jetën edhe disa antarë familje, i tille ishte raste në Velipojë mbrëmjen e 18 Shkurtit 2018.
Por sot në studion ?Rudina? ishte rasti i Monika Luarasit e cila i ka mbijetuar një aksidenti të tillë tragjik.
Gjatë emisionit Luarasi rrëfeu se rreth një vit më parë në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, është përplasur nga një makinë dhe është dërguar në spital në gjende të rëndë, në koma.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 16 mars 2017, ku 21 vjeçari Rei Shehu, aksidentoi para Presidencës Monika Luarasi, nënë e dy fëmijëve, e cila pati pasoja të rënda nga aksidenti, mori goditje në kokë, si dhe theu këmbën e majtë dhe gjurin. Monika tregon se nuk mban mend asgjë nga ajo ditë dhe nga ai moment.
?Unë jam bërë e vetëdijshme shumë vonë. Unë nuk mbaj mend asgjë nga ajo ditë, historinë ma kanë treguar familjarët. Unë kam dalë nga puna dhe kam dashur të kaloj rrugën. Makina më ka hedhur 4-5 metra lart dhe më pas kam rënë në tokë. Dëmtimi i këmbës së majtë ka qenë fatal. Pas aksidentit ka ardhur ambulanca dhe më kanë vënë frymërrje artificiale, aty me shumë kujdes jam ndjekur nga mjekët, por për dy javë kam qenë pa shenja jete. Pas dy javësh në spital jam operuar dhe më ka ikur totalisht memoria. Tre muaj pas aksidentit unë nuk kujtoja asgjë. Nuk njihja asnjeri, kujtoja njerëz për vetëm 5 minuta. Në kujtesën time nuk kishte mbetur asgjë. Unë i kërkoj falje bashkëshortit tim për këtë që ka kaluar me mua, po ashtu edhe fëmijëve të mi?, tha Luarasi.