Pensionistėt: Me 3 mijė lekė e kemi tė pamundur tė blejmė ushqimet për vitin e ri

  • 6 years ago
Më shumë se 35 mijë pensionistë në të gjithë vendin kanë marrë shpërblimin e fundvitit ditën e premte. Zyrat e postës shqiptare kanë shpërndarë tek të moshuarit shpërblimin prej 3 mijë lekë që ka caktuar qeveria. Që në orët e para të mëngjesit, pensionistët kanë nxituar për të marrë shpërblimin e tyre, duke respektuar edhe kalendarin e miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare.
Report Tv shkoi në disa prej pikave të Postës Shqiptare në Tiranë, ku pensionistët shprehen se shpërblimi prej 3 mijë lekë është i pamjaftueshëm për ta.
Në kukës pensionistët thanë se mirëpresin çdo dhuratë në raste festash. Ndërkohë në Durrës dhe Elbasan të moshuarit thonë se e kanë të pamundur të blejnë ushqimet e vitit të ri me vetëm 3 mijë lekë.

Qeveria miratoi 2.3 miliardë lekë për kategoritë në nevojë si shpërblim për festat e fundviti. Pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike kanë afat deri në 30 dhjetor për të marrë shpërblimin. Kush nuk e tërheq brenda afatit do ta marrë shpërblimin në muajin janar.