Report TV - Festat e fundvitit/ Qeveria jep 3 mijë lekë shpërblim për pensionistët!

  • 5 years ago
TIRANE- Këshilli i Ministrave vendos të japë shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Lajmi është dhënë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Ajo tha se pensionistët do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim me rastin e festave, para të cilat u morën nga kursimet e shtetit.

"Jepet bonusi për pensionistët 3 mijë lekë. 663 mijë qytetarë përfitojnë 3 minë lekë shpërblim 20 miliardë lekë per rindertimin e banesave, ne po konsolidojmë masat që mund të marrim paraprakisht. Fondin për pensionistët e morëm nga kursimet", u shpreh Denaj.