Kreu i PD-së në Korçë denoncon: Kemi video ku në Ersekë blihet vota me 5 mijë lekë

  • 5 years ago
Vijojnë deklaratat e Partisë Demokratike ku sipas tyre janë shënuar incidente të shumta në qendrat e votimit. Së fundmi ka reaguar edhe kreu i PD-së në Shkodër, Andrea Mano, i cili pretendon se pjesëmarrja në Korçë është tepër e ulët. Ndërsa më pas ka deklaruar se ka fakte ku në Ersekë sipas tij vota është blerë për një shumë prej 5 mijë lekësh.

"Kemi patur një pjesëmarrje të ulët. Ka filluar lëvizje e PS për të bërë presion me dhunë për ti çuar të votojnë. Kemi denoncime te menjëhershme si pjesë e administratës shkojnë dhe u bëjnë presion. Ne bashkinë e Korçës kemi blerje vote. Kemi një rast të faktuar me video ku në Ersekë është blerë vota për 5 mijë lek. Kemi raste të presionit ku njerëzit nuk kanë shkuar të votojnë. U bëj thirrje qytetarëve këto nuk janë zgjedhje. Ne jemi të bindur se numri i votuesve nuk do të rritet. Dënoj më forcë dhunën që po ushtroi organizata e Rilindjes. Pavarësisht se nuk kemi zgjedhje. " ka deklaruar ndër të tjera kreu i PD në Korçë.