Ora News – Hahn: BE, më shumë gatishmëri për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i gatshëm për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor? ka qënë kjo deklarata e komisionerit për zgjerim e BE-së, Johannes Hahn, gjatë një interviste për të përditshmen austriake, Wiener Zeitung. Antarësimi i këtyre vendeve do të siguronte paqe në rajon, ka thënë zyrtari i lartë i Brukselit, ndërsa sipas tij do të pasuronte edhe vetë Bashkimin Europian.

?Ka më shumë gatishmëri brenda shteteve anëtare për të adresuar zgjerimin se sa një vit më pare.Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të?, ka thënë Hahn.

Në shkrimin e të përditshmes austriake thuhet se Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë kandidate zyrtare për anëtarësim në BE, ndërsa Bosnja dhe Kosova po kërkojnë të njëjtin status.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/be-eshte-me-e-gatshme-anetaresimin-e-ballkanit-ne-bllok