Kurz: BE e plote, vetem me anetaresimin e vendeve te Ballkanit

RTV KLAN

by RTV KLAN

0 views
BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e tij. Ka qenë kjo deklarata e Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, pas takimit 1 orë e 30 minuta me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

?BE do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e tij, prandaj ne mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE dhe jemi fokusuar kryesisht në këtë rajon gjatë presidencës sonë të Bashkimit Europian?, tha Kurz.

Duke mbështetur deklaratat e kancelarit austriak, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn tha se vendet e Ballkanit duhet të krijojnë  një zonë ekonomike rajonale si parakusht për integrimin e mëtejshëm në tregun e përbashkët europian.