Ora News - ‘Ndërprerja e sinjalit të TVSH, shkelje e drejtuesve të emëruar nga Rama’

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti demokrat, Genc Pollo, thotë se ndërprerja e sinjalit nga TVSH gjatë seancës së sotme plenare është një shkelje nga ana e drejtuesve të televizionit publik të emëruar nga PS dhe Rama.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Pollo thotë se një televizion që mbahet nga taksat e qytetarëve nuk mund të trajtohet si pronë private.
Pollo analizoi edhe raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 qershorit, ku tha se për herë të parë blerja e votës figuron në përmbledhjen ekzekutive në paragrafin e parë.
Pollo: Ndodhemi në një vend ku opozita e ka thënë për tre vjet dhe raportet ndërkombëtare po e thonë javë pas jave, që droga ka ?kapur për fyti? shtetin për shkak të afërsisë së kryetarit të qeverisë dhe të afërmve të tij me baronë të drogës, me lordë të nëntokës. I vetmi denoncues ka qenë grupi opozitar, i vetmi organ që ka pasur kurajo ti thotë gjërat hapur ka qenë PD. Me gjithë respektin nuk ka qenë media në krye, nuk kanë qenë OJF përveçse opozitës.Dhe është roli i saj.Do doja të mos e kishim bërë dhe të ishim vend normal dhe jo banditizmi siç e kemi parë në Elbasan.
Por denoncimi i këtyre dhe sidomos në seancë plenare është diçka që populli do ta shohë, jo se duhet të shohë se çfarë thotë PD, por parlamenti ka detyrimin të jetë transparent në atë që bën dhe thotë para zgjedhësve. Prandaj RTSH që nuk është një televizion pronë e x apo y, është televizion që mbahet nga tarifat e çdo shtëpie. 1 mijë lekë të vjetra paguan çdo familje në muaj, 12 mijë lekë të vjetra në vit për të mbajtur RTSH dhe nuk është se ka audiencën që duhet të kishte për ato para që ka.
Grumbullon gjithësej 20 milion, 5 prej tyre tarifa. Nuk është një pronë private ku drejtori mund të bëjë çfarë dëshiron. Edhe mediat private deri diku nuk mund ta bëjnë se kanë kufizime nga ligji.Ligji detyron TVSH që të transmetojë seancat plenare dhe është detyrim i kuptueshëm në një demokraci që atë sinjal të cilin e merr dhe kostot e të cilit i mbulon nga tarifat, tua japë të gjithë mediave.Nuk mundet Drejtori i Përgjithshëm të thotë: Jo më jepni para mua, më jepni 200 euro për çdo orë transmetimi që unë të bëj para më shumë dhe si pasojë mediat mund të mos duan ta transmetojnë. Dhe ajo që thuhet në parlament qoftë nga kryeministri, qoftë nga kryetari i opozitës apo deputetë të tjerë të mos shkojë tek qytetari i interesuar për ta dëgjuar këtë.Këtu është një shkelje e madhe nga ana e drejtuesve të emëruar nga PS dhe Edi Rama në krye të RTSH.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nderprerja-e-sinjalit-te-tvsh-pollo-shkelje-e-drejtuesve-te-emeruar-nga-rama/