Dhjetëra të rinj të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë përpara gjimnazit "Dhaskal Todri" në Elbasan.
Në këtë shkollë, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me mësuesit e këtij rrethi.
Protesta po mbikëqyret nga forcat e rendit, për të shmangur edhe ndonjë incident të mundshëm.
Gazetarja e Ora News, Belinda Ruçaj na informon se herë pas here ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe grupit të protestuesve, të cilët mbajnë në duar sloganet "Elbasni i narkotrafikut, shteti i narkotrafiku".