Ora News – Rama me të rinjtë: PD kërkon të na ndajë nga Evropa

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike kërkon ta ndajë Shqipërinë nga Evropa. Ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Edi Rama për të rinjtë e Durrësit ku kishte organizuar një takim me votuesit për herë të parë.
Rama tha gjithashtu se pavarësisht çadrës së opozitës, Socialistët do të vazhdojnë rrugën e tyre drejt zgjedhjeve
Rama: Saliu, Luli dhe shokët e çadrës janë gati ta lënë Shqipërinë pa investime. Janë gati ta lënë Shqipërinë pa perspektivë. Madje janë gati ta ndajnë Shqipërinë edhe një herë nga Evropa që duam. Ata le të rrinë sa të duan në çadër, ne do të vazhdojmë rrugën tonë duke ndjekur yjet e qiellit të Shqipërisë.
Rama theksoi edhe njëherë vendosmërinë për reformën në drejtësi. Më 18 qershor tha kryeministri, do të rrëzohet muri i padrejtësisë dhe do të pushohen nga puna gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
Rama: Mes nesh dhe të ardhmes është muri padrejtësisë që ne do ta shembim së bashku më 18 qershor. Ne së bashku do të bëjmë të mundur të pushojmë nga puna të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-te-rinjte-pd-kerkon-te-na-ndaje-nga-evropa/