Akuza e PD së Anuloi fitoren, Rama kërkon të kapë edhe Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë

  • 5 years ago
TIRANE-N/kryetari i grupit të PD-së, Edmond Spaho akuzoni sot kryeministrin Edi Rama se po kërkon që të kapë edhe Dhomën e Tregtisë dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Ai akuzoi se pas presionit me vetting të Ramës, Gjykata Administrative në mënyrë absurde dhe antikushtetuese, anuloi fitoren e Elisabeta Katiajt në zgjedhjet për këtë institucion, duke favorizuar kandidaten e përkrahur nga qeveria. Spaho e mbylli deklaratën e tij duke thënë se çdokush që i bëhet krah në atë që ai e cilësoi vjedhje dhe krim mbi demokracinë është dhe duhet trajtuar njësoj si ai vetë, si armik i shqiptarëve dhe interesit publik. Në datë 13 Qershor Elisabeta Katiaj u zgjodh kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, ndërsa PD-ja akuzon se fitorja ju anulua nga ministrja e Ekonomisë, kryeministri Rama dhe gjykata.