Mesi: Promovojmë nëpunësit, modernizojmë shërbimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë më parë, nëpunësit morën një letër nga Drejtoresha e Departamentit të Administrues Publike Albana Koçiu, ku njoftoheshin nominalisht, se për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë lëvizje apo shkurtime në funksionet dhe strukturat e ministrive. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka sqaruar se cilët do të preken nga reforma.

?Përfitoj nga rasti që të siguroj çdo nëpunës të Administratës, të cilët me korrektësi dhe profesionalizëm kryejnë detyrën kundrejt qytetarëve, se qeveria është e angazhuar për t?i mbështetur dhe promovuar më tej ata. Në të njëjtën kohë, ne do të modernizojmë shërbimet, lehtësojmë punën e tyre dhe do të ulim burokracinë për qytetarët tanë në të gjitha pikat ku shteti u shërben atyre.?


Gjatë ?Takimit të Shtatë të Grupit të Posaçëm të Reformës në Administratën Publike?, Mesi tha se qeveria do të vijojë modernizimin e shërbimeve të administratës.

Reforma në administratën Publike është një prej pesë prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim.