Statusi i nëpunësit, reagimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Majlinda Bregu e cila për 7 vjet me radhe ka mbajtur kontaktet mes Tiranës dhe Brukselit si Ministre e Integrimit, e cilëson vendimin për shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil, si një pengese te re për marrjen e statusit te vendit kandidat. Tashme ne rolin e kryetares se Komisionit te Integrimit, Bregu thotë se ky vendim i pakonsultuar me opozitën dëmton qasjen e Shqipërisë ndaj Brukselit pasi fjala e përsëritur me shpesh nga ndërkombëtaret është gjithë përfshirja e palëve ne procesin e integrimit. Ish-ministrja shprehet edhe kundër Komisionit Europian qe e cilësoi aktin normative, një çështje teknike, duke sjelle ne vëmendje se problemi është politik dhe 84 votat qe ka sot maxhoranca mund te ndryshojnë shume ligje, por nuk sigurojnë konsensusin e shumëkërkuar nga Brukseli. Ndërkohe kryetari i LSI, Ilir Meta, i cili ishte një prej figurave kyçe ne kompromisin e arritur ne 30 maj për votimin e ligjit ne parlament, sot ne rolin e drejtuesit te parlamentit, kërkoi serish konsensus për ndryshimet, qe do te bëhen ne ligjin për statusin e nëpunësit civil. Ne te njëjtin debat janë përfshire sot edhe numri 2 i qeverise Niko Peleshi, i cili tha se shtyrja e zbatimit te ligjit për nëpunësin civil i shërben plotësimit te ligjit me akte nënligjore, një qëndrim ne fakt qe u përligj edhe Brukseli. Ndërsa, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar dhe aleatet per te njëjtën çështje. Lulzim Basha deklaroi me pas,se vendimi i qeverise dëmtoi konsensusin, por nuk beri te ditura detaje se si do te reagoje opozita.

Recommended